Site icon Telegrafi

Të gjitha mediat e njohura botërore shkruajnë për zhdukjen e futbollistes shqiptare Florijana Ismaili në liqenin e Comos

Kapitenia e Young Boys, Florijana Ismaili, është shpallur e zhdukur që nga e shtuna pasdite kur me një kolege të sajën kishin dalë për të lundruar dhe notuar në Liqenin Como në Itali.

Ndërkohë që ekipet e kërkim-shpëtimit janë në kërkim të saj, mësoni më shumë lidhur me jetën dhe karrierën e 24-vjeçares.

Për gjetjen e saj është angazhuar edhe një robot që operon nën ujë.

Kjo ngjarje ka tronditur të gjithë, ndërsa për të kanë shkruar edhe mediat më me zë në botë.

Nga The Guardian, te The Sun, AS, Sky e Marca, kanë raportuar për zhdukjen e kapitenes së Zvicrës.

Ajo ka qenë ndër vite lojtarja kryesore e Zvicrës dhe e klubit të saj Young Boys.

Gjasat që ajo të gjendet sa shkojnë ortat pakësohen, por ende ka shpresë. /Telegrafi/  

Exit mobile version