Telegrafi

Të gjitha kostot e transferimit të Haaland te Borussia Dortmund

Erling Haaland është bashkuar me Borussia Dortmundin zyrtarisht të dielën.

Dhe pse shumë klube si Juventus, Manchester United dhe Red Bull Leipzig, ishin vënë pas tij, ai zgjodhi milionerët e Dortmundit.

Por sa i ka kushtuar klubit gjerman, blerja e një prej talentëve më të mëdha në qarkullim?

Sipas asaj që shkruan Tuttosport, kosto totale e transferimit kap shifrën e 125 milionë euro.

Për kartonin e lojtarit do të paguhen  22 milionë euro te RB Salzburg.

Komision për babanë e tij do të shkojnë 8 milionë euro, ndërsa agjenti Mino Raiola  do të marr 15 milionë euro.

Paga e tij neto për pesë vite do të jetë 40 milionë euro (gati 80 milionë euro bruto). /Telegrafi/