Site icon Telegrafi

Të gjitha i kemi bërë gabimisht: Kështu lahen rrobat, do të jenë më të pastra dhe do të thahen tri herë më shpejt!

Australiania Shannon Lush është eksperte e punëve shtëpiake dhe të gjitha amvisat me padurim i presin këshillat e saj

Tani në bisedë me Newscorp ka treguar se si besimi popullor që më shumë detergjent do të thotë rroba më të pastra nuk është fare i saktë.Duke pasur parasysh që sapuni është produkt pa yndyrë, sasia e tepërt mund të lërë gjurmë, prandaj rrobat do të duken më të ndotura.

Ajo ka thënë që njerëzve, për shkak të “shumë peshqirëve “të lartë tepër”, shpesh në lëkurë u dalin puçrra të vogla, si edhe kanë irritime të lëkurës. Shkaku është i thjeshtë. Teprica e sapunit ngjitet për pëlhurë dhe gjatë tharjes ngrohet.

Prandaj, peshqirët nga tharësja e rrobave dalin ashtu të butë dhe të bukur, mirëpo vetëm pas një dite marrin formën klasike të vrazhdë, transmeton Telegrafi.

Shannon këshillon që me rastin e përdorimit të detergjentit të kini kujdes parimin – më pak është shumë.

Në rrobalarëse nga ana e përparme mjafton të qitni vetëm një të tetën e sasisë së rekomanduar të detergjentit apo të lëngut. Ato që mbushen nga sipër kërkojnë një të katërtën e së njëjtës sasi.

Nëse ju intereson se si të shkurtoni kohën e tharjes së rrobave, dëgjoni këshillën e saj për futjen e peshqirit të thatë në rrobalarëse.

Ajo thekson që rrobat e njoma do të thahen tri herë më shpejt. Shumica janë adhurues të zbutësve, sepse u japin rrobave aromë të këndshme.

Megjithatë, ajo nuk beson, sepse thotë se thjeshtë nuk është ashtu.

“Baza e zbutësve është vaji i cili ngjitet për rroba gjatë larjes. Më mirë qitni uthull në vend të zbutësit. Besomëni, nuk do të mbetet kurrfarë arome në fund”, thotë ajo. /Telegrafi/

Exit mobile version