Site icon Telegrafi

A do të futet sërish në Big Brother VIP? Përgjigjet Efi Dhedhes

Efi Dhedhes

Efi Dhedhes u bë e njohur për publikun përmes paraqitjes së saj në programin e dashurisë, “Përputhen”.

E ftuar në “Top Albania Radio”, ajo ka folur për aventurën atje si dhe për Big Brother VIP.

Efi Dhedhes ka folur për eksperiencën e saj në Big Brother VIP dhe si nisi aventura në Për’Puthen.

Efi Dhedhes

“Çdo gjë në jetë e kam manifestuar. Nuk është se më ka ardhur gjë papritur. Përveç famës. Atë nuk e dija që do vinte. Nuk e kisha menduar asnjëherë”, tha ajo.

Ish-konkurrentja theksoi: “Shkova te Për’Puthen sepse s’kisha zgjidhje tjetër. Më beso. Kjo është një temë shumë e gjatë që mund ta diskutojmë (qesh). Unë nuk vajta se mendova famën. Shkova se s’kisha zgjidhje tjetër. Por më doli shumë mirë”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Efi Dhedhes

Sa i përket asaj nëse do të futet sërish në BBVA, Efi shtoi: “Jo, jo. Jam shumë e prerë. Nuk do të jetë e njëjta gjë. Ka njerëz që presin prej tehe, sepse mos të harrojmë, unë dola dhe u futa dhe e pashë se sa e vështirë ishte. Unë isha e paditur. Tregova kush jam, tipin tim dhe rezultoi e suksesshme”.

“Unë e arrita atë që doja. Në rregull, nuk e fitova, por nuk është aq e rëndësishme pasi mora shumë dashuri. Unë e arrita kulmin. Çfarë pres më po u futa herën e dytë. Jo, nuk e konsideroj fare”.

 

Që nga Big Brother, Dhedhes u kthye në një nga personazhet më të dashura për publikun. /Telegrafi/

Exit mobile version