Telegrafi

Te fotografi, për një foto kiçi: Kush duken më qesharakë, kafshët shtëpiake apo pronarët? (Foto)

Janë publikuar në internet fotografitë ku shihet lidhja e “afërt” që kanë pronarët me kafshët e tyre.

Në vend se t’i tregojnë qentë duke vrapuar të gëzuar nëpër kopsht, apo macet teksa dremisin në divan, këto imazhe po qarkullojnë për arsye krejt tjera, transmeton Telegrafi.

Prej burrit që pozon i zhveshur me mace pranë bredhit të vitit të ri, te gruaja që ka lyer flokët njëjtë si qeni saj, janë disa nga rastet më të çuditshme të “lidhjes” së pronarëve me manarët!

“Kafshët nuk po më duken aspak të lumtura. Lërini të lozin si duan vet”, është një nga komentet e shumta. /Telegrafi/