Telegrafi

Do të forcohen marrëdhëniet Maqedoni-Maltë

Ministri pa resor, i detyruar për diasporën Edmond Ademi po qëndron në takim në Maltë ku është takuar me disa ministra të këtij vendi.

Pas takimit me Evarist Bartolo, Ademi ka bërë të ditur se Maqedonia dhe Malta do të intensifikojnë marrëdhëniet në sferën e zhvillimit dhe arsimit.

”Maqedonia ka numër të konsiderueshëm të qytetarëve në Maltë. Për këtë edhe i solla qëndrimet e popullit të Maqedonisë që qëndron në Maltë” tha Ademi pas takimit me Bartolo.

Shkurtimi i kohës për dhënien e lejeve të qëndrimit në Maltë ka qenë edhe një çështje që është diskutuar mes Bartolo dhe Ademit. /Telegrafi/