Telegrafi

Të fluturosh plot stil si Cristiano Ronaldo (Foto)

Cristiano Ronaldo po shijon jetën private, edhe pse me vështiërsi po gjenë golat këtë sezon në kampionatin spanjoll.

Superylli i Real Madridit ka shijuar kohën e lirë nga angazhimet me klubin mbretëror.

Ai ka postuar një foto në rrjetin social Instagram duke u ngjitur në aeroplanin e tij.

Ronaldo shihet plot stil me kapelë të bardhë e këpucë sportive të bardha nga Nike të kostumizuara nga vet Ronaldo.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Real Madridit

Linja e veshjeve është e tij dhe ai duket plot stil, e madje ka shkruar në postimin e tij se është tipikë për të “të fluturosh me stil”.

Ylli i Realit është në lidhje me Georgina Rodriguez, e cila është shtatzënë.

Ky do të jetë fëmiu i dytë për Ronaldon. teksa tashmë djali i tij i vogël, Cristiano Jr, ka filluar të tregojë talentin e tij në futboll. /Telegrafi/