Të gjithë e dimë sa torturuese është ndonjëherë orari i punës
Kemi ndjenja të ndryshme kundrejt kolegëve tanë… është ai që ka tavolinën e punës ngjitur me tënden, që të acaron nervat, sidomos me temperaturën e kondicionerit, sepse ka gjithmonë ftohtë.
Ekziston dhe version i kundërt, ai që ka vapë dhe e do kondicionerin në 17 gradë. Pastaj është ajo tipja që bën për të ngrënë dhe për të pirë për të gjithë, duke u kthyer kështu në personin më të dashur që përmbush nevojat ditore.
Pastaj është ai.. ose ajoo….shh… mbyteni atë ndjenjën e fajit që keni herë pas here ndaj partnerit. Jeni të justifikuar. Të flirtosh me kolegët e zyrës është terapeutike: e thotë shkenca. Pa kaluar limitet, kuptohet. Mos përfitoni nga sharmi juaj prej don Zhuani.
Të gjitha këto i thotë studimi i kryer nga Universiteti Washington, që zbulon që: kujdesje të vogla, shikime dhe kompliciteti me një koleg, i bëjnë orët e punës shumë më të durueshme. Të gjithë e dimë sa torturuese është ndonjëherë orari i punës.
Studimi flet për një flirt të lehtë i cili është i mjaftueshëm për të lehtësuar “dhimbjen e punës” por benefitet zgjasin dhe kur kthehemi në shtëpi dhe mund të jenë ndihmë dhe për pagjumësinë.
Pra, nëse e keqja nga puna ju ka zënë edhe ju, bëni një xhiro në zyrat dhe korridoret e godinës ku punoni, për të kërkuar prenë e duhur.
Qëndroni larg shefit, sepse studimi nuk tregon për pasojat që mund të ketë një flirt i gabuar me drejtuesit. /Telegrafi/