Telegrafi

“Do të flasim javën e ardhme me Lazion për të ardhmen e Berishës”

Drejtori teknik i Atalantas, Giovanni Sartori, ka folur për të ardhmen e Etrit Berishës.

Me këtë rast italiani ka zbuluar se nga java e ardhshme do flitet për të ardhmen e portierit shqiptar pasi dëshira është që ai të vazhdojë të zikaltrit.

“Porteri ka bërë një sezon të mirë, ne jemi të kënaqur me punën e tij dhe ai është i lumtur këtu”.

“Nuk kemi folur ende me Lazion, por që nga java e ardhshme do të bëjmë këtë. Ne kemi drejtën e blerjes, por do të shikojmë se cfarë do të ndodh”, ka thënë Sartori për Radio Olympia.

Atalanta në sezonin e ri do të luajë në Ligën e Evropës. /Telegrafi/