Telegrafi

“Do të fitoj patjetër” – Çka është USB që e mbajti në dorë Klitschko në konferencën për shtyp? (Foto/Video)

Wladimir Klitschko befasoi të gjithë me paraqitjen e tij në konferencën për shtyp para duelit ndaj Anthony Joshuas.

Boksieri ukrainas u shfaqe me një USB, duke habitur të gjithë gazetarët.

Ai thotë se aty e ka një video që e ka regjistruar javë më parë dhe që e parashikonte duelin, shkruan Telegrafi.

“Në këtë USB e kam një video që e kam regjistruar në të cilën është edhe parashikimi i këti dueli. Këtë USB do ta bart në ripin tim të shtunën. Mos më pyetni pas duelit se çka ka në këtë USB”, ka theksuar Klitschko.

Lexo po ashtu Gjithçka rreth Wladimir Klitschkos para duelit ndaj Joshuas

Ai më tej vazhdoi duke konfirmuar se ai është i bindur në fitore dhe për këtë i falet përvojës së tij.

“Unë jo vetëm kam mundësi të fitoj, unë do të fitoj patjetër”.

Klitschko dhe USB i tij… Foto: Sky Sports

“Joshua është 27 vjeç, aq gjatë unë kam përvojë në boks”.

“Presioni është mbi të. Ai duhet që ta mposhtë boksierin plak. Kjo mund të jetë një mbrëmje shumë e dhimbshme për të”, shtoi Klitschko në këtë konferencë për shtyp.

Joshua është boksieri i 13-të pa humbje me të cilin përballet Klitschko në karrierën e tij. /Telegrafi/