Telegrafi

Do të fillojë zbatimi i softuerit për blerje të prodhimeve bujqësore

Foto: Arkiv

Deri në vitin e ardhshëm duhet të fillojë zbatimi i softuerit për blerje të prodhimeve bujqësore, ka paralajmëruar ministri i Bujqësisë pylltarisë dhe ujrave, Mihail Cvektov, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, zgjidhja është e dhe  u është dhënë për kontroll të gjithë palëve të përfshira për sugjerime dhe propozime.

„Zgjidhja softuerike është e gatshme. Do tu shpërndahet përpunuesve, bujqve dhe në përgjithësi të gjithë palëve të përfshira në proces. Në periudhën në vijim i pres sugjerimet e tyre. Me zgjidhjen softuerike është paraparë të kemi evidencë të tërësishme të gjithë përpunuesve të cilët janë të regjistruar në regjistrin unik të prodhimtarëve bujqësor dhe të gjithë bujqve të regjistruar. Në çdo moment do të kemi informatë se sa është shitur, me çfarë çmimi, sa është paguar dhe a është paguar“, ka sqaruar Cvetkov.

Me këtë shënimet në kartuça do të bëhen pjesë e të kaluarës me zbatimin e evidencës elektronike./Telegrafi/