Telegrafi

A do të fillojë më 1 shtator mësimi në zonat e prekura nga vërshimet!?

Ministria e arsimit dhe shkencës i ka ndërmarrë të gjitha aktivitetet e nevojshme për përgatitjen e shkollave nga rajonet e prekura nga vërshimet, ka thënë për Kanal5 ministri i arsimit dhe shkencës, Spiro Ristovski, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Në bazë të aktiviteteve të deritanishme është duke u zbatuar sanim i plotë i atyre pjesëve të cilët u prekën nga vërshimet dhe shkollat janë duke u përgatitur, janë duke u dezinfektuar. Jemi në komunikim të rregullt me vetëqeverisjet lokale që të përfundohen të gjithë aktivitetet përgatitore. Me këtë dinamikë, nëse gjithçka do të shkojë ashtu siç duhet, më 1 shtator edhe në ato pjesë duhet të fillojë viti shkollor”, ka thënë Ristovski./Telegrafi/