Site icon Telegrafi

Të fantazosh dikë tjetër që s’është partneri yt: A ndikon në lidhjen tuaj?

Fantazitë seksuale janë normale dhe të zakonshme, edhe atëherë kur jemi në një marrëdhënie me dikë. Po a ndikon fantazia për dikë tjetër tek raporti që keni me partnerin aktual?

Studimet thonë se të idealizosh njerëz të tjerë përmes fantazisë, ka një efekt pozitiv tek çiftet që s’janë 100% të kënaqur seksualisht nga njëri-tjetri, por një ndikim negativ tek ata me të cilët ndodh e kundërta.

Sipas ekspertëve fantazitë për njerëz të huaj ndihmojnë çiftet që kanë marrëdhënie seksuale më pak të kënaqshme pasi kjo fantazi kontribuon në kënaqësinë e përgjithshme të raportit.

Nuk ka rëndësi nëse jeni në një lidhje serioze ose jo, fantazitë seksuale për njerëz të tjerë ndodhin. Idealizimi i partnerëve të tjerë sjell më pas mënyrën sesi ndihemi kundrejt partnerit real, në varësi të kënaqësisë seksuale që marrim nga marrëdhënia në të cilën ndodhemi.

Përtej ndjenjës së fajit që ndjen secili, fantazia seksuale për dikë tjetër shpesh ndikon në rritjen e dëshirës ndaj partnerëve aktualë dhe rrjedhimisht një sjelljeje më pozitive ndaj tyre.

shutterstock

Pra, është një lloj mekanizmi që ndihmon partnerët për të kënaqur njëri-tjetrin në periudha afatgjata si në raportin fizik ashtu dhe nga sjelljet që dëmtojnë lidhjen.

Nga studimet e kryera ka rezultuar se në të shumtën e rasteve, të tilla fantazi i motivojnë partnerët të investojnë më shumë në raportet reale.

Madje, edhe nëse marrëdhënia juaj nuk është në ditët më të mira, filloni të fantazoni për partnerin tuaj pasi kjo do ta rriste ndjeshëm lumturinë në çift. Të nesërmen do të zgjoheni duke e parë ndryshe dhe duke e vlerësuar më shumë personin që keni në krahë.

Burimet: Psychology Today, Anabel

 

Exit mobile version