Telegrafi

Të famshmit më të paguar në botë për 2017

Asnjëherë nuk ka qenë e thjeshtë të bëhesh i famshëm, por për disa persona të njohur të ekranit, fama dhe pasuria janë shumë të rëndësishme.

Revista e njohur, Forbes ka publikuar listën e të famshmëve më të paguar në botë për vitin 2017, të cilët janë:

1.Sean ‘Diddy’ Combs është personi më i paguar në botë që ka fituar 130 milionë dollarë.

2. Këngëtarja Beyonce ka fituar 105 milionë dollarë.

3. Autorja e Harry Potter, J.K.Rowling ka fituar 95 milionë dollarë.

4. Reperi amerikan, Drake ka fituar 94 milionë dollarë.

5. Futbollisti Cristiano Ronaldo ka fituar 93 milionë dollarë.

Ka edhe shumë persona të tjerë që kanë arritur të fitojnë shumë të ardhura këtë vit dhe gjithsej, të gjithë kanë fituar 5.15 miliard dollarë më shumë se vitin e kaluar.