Telegrafi

Të famshmit shqiptarë urojnë më të mirat për vitin e ri 2021

Foto: Instagram

Në rrjetet sociale gjatë ditës së sotme (e premte) janë plasuar shumë fotografi dhe video festive.

Të tilla kanë ardhur edhe nga yjet e estradës shqiptare, të cilët zgjodhën fjalët më të mira për këtë vit të ri.

Disa duke vënë fokusin në projektet e radhës, e të tjerë me dëshirën që ky vit të jetë më ndryshe se sa ai që lam pas.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj, është njëra prej tyre që ndau portretin familjar në Instagram, duke bashkuar edhe një urim në përshkrim.

Çifti i njohur, Ledri Vula dhe Sara Hoxha, as kësaj radhe nuk i zhgënjyen fansat, teksa publikuan momente të lumtura nga festa.

Për një urim për ndjekësit nuk mungoi as edhe i Morena Tarakut, e cila përshëndeti 2020-ën me një imazh provokues.

Sukses të madh përkundër pandemisë pati Orhidea Latifi, e cila pëmes disa fjalëve e konsideroi vitin që kaloi si të bujshëm në muzikë, kurse pritet që ky i radhës të jetë edhe më i mirë.

Një portret familjar nuk mungoi edhe nga rep-artisti Gjiko, i cili uroi fansat për më të mirat.

Foto: Instastory/gjikotheflyboy

Në mënyrë të veçant erdhi urimi nga reperi Mozzik, teksa publikoi edhe këngën e re “Në Tiranë”.

Duke qenë nën praninë e vajzës, Hana, Loredana përçoi mesazh të ëmbël tek miliona ndjekësit e saj.

Me një frazë nga projekti tij i fundit, Butrint Imeri uroi festën e fundvitit, ndërsa publikoi edhe setin e ri fotografik.

“Ishalla ky vit do të na gjejë me qetësi shpirtërore” ishin disa rreshta nga Fifi, e cila edhe kësaj radhe shpërndau energji pozitive përmes postimeve në rrjet.

/Telegrafi/