Telegrafi

Të famshmit shqiptarë urojnë festën e Kurban Bajramit

Festa e Kurban Bajramit sot (e premte) po kremtohet nga myslimanët në mbarë botën.

Në këtë ditë madhështore, me shpresën për paqe dhe harmoni të gjithë kanë gjetur kohën e duhur për të uruar njëri-tjetrin.

Në një frymë të tillë u përfshinë edhe fytyrat e famshme publike, të cilët kanë shprehur për fansat urimet dhe mesazhet më të mira.

Të njëjtit kanë ndarë fotografi të ndryshme në rrjetet sociale me urime të përzemërta për ata që i ndjekin.

Reperi Gold AG këtë herë ka zgjedhur një imazh që duket të jetë realizuar në vendin e shenjtë, Medinë, kurse në anën tjetër Mozzik zgjodhi të pozojë me një qingj – kjo si nder për Kurban Bajram.

Festa është uruar edhe nga këngëtarët Dafina Zeqiri, Majk, Capital T, 2 Ton, Sabri Fejzullahu, Leonora Jakupi, Edona Llalloshi, Fero, Lindon Berisha, etj.

Më poshtë mund të ndiqni disa prej postimeve të yjeve shqiptarë për festën e Kurban Bajramit:

 

Dafina Zeqiri (Foto: Instagram)

 

Edona Llalloshi (Foto: Instagram)

 

Fero (Foto: Instagram)

 

Capital T (Foto: Instagram)

 

Majk (Foto: Instagram)

 

/Telegrafi/