Mëngjesi i së mërkurës ishte i kobshëm për artin shqiptar, ditë kjo në të cilën u shua ikona e aktrimit, Leze Qena.
Ajo vidq në moshën 85-vjeçare pas një sëmundje të shkurtër, teksa la prapa një karrierë të bujshme në film dhe teatër.
Për të nderuar figurën e saj, u bë thirrje përmes rrjeteve sociale që sonte (e mërkurë) në orën 20:00 të ndizeshin qirinj nëpër ballkonet e qytetarëve të Kosovës.
Një gjë të tillë e praktikuan edhe disa nga personazhet e njohur nga estrada.
Këngëtarja Fifi publikoi në InstaStory një qiri të madh të cilin e kishte varur në ballkonin e saj, teksa shkruante: “Të pushoftë shpirti në paqe Leze Qena”.
Edhe modelja Morena Taraku bëri të njëjtën gjë, teksa ndau me fansat në InstaStory një imazh nga dy qirinjtë që ajo i kishte ndezur në ballkonin e shtëpisë së saj.
“Edhe nga Stambolli të dërgojmë shumë dashur”, shkroi Taraku.
Ndërkohë, aktorja Arjola Demiri gjithashtu nuk e harroi një dedikim për ikonën e aktrimit.
Ajo publikoi në InstaStory një fotografi të qiriut të ndezur në ballkonin e saj, të cilin e shoqëroi me mbishkrimin “Pusho në paqe Leze Qena”. /Telegrafi/