Gjendja që ka kapluar botën nga përhapja e virusit COVID-19 ka bërë që anë e kënd globit të anulohen të gjitha ngjarjet që përfshijnë numër të madh njerëzisish.
Si rezultat edhe këngëtarët kanë ndërprerë aktivitetet e tyre muzikore, teksa po e shfrytëzojnë ndikimin e tyre në rrjetet sociale, për t’iu kërkuar fansave që të qëndrojnë të qetë.
Disa nga masat më preventive për t’u mbrojtur nga coronavirusi që u rekomandohet njerëzve janë maskat dhe larja e duarve.
E kur jemi te maskat, teksa rrugëve mund të shihen plot njerëz me to, këngëtarët nga estrada i kanë kthyer ato në një trend mjaft atraktiv kohëve të fundit.
Po të shikosh me vëmendje shumica e fotografive të tyre janë me maska të bëra kohëve të fundit dhe të publikuara në rrjetet sociale, ndërsa po e shprehin duke përdorur maska me dizajn të veçantë, jo nga ato të thjeshta mjekësore.
Në vazhdim ju sjellim vetëm disa prej emrave të njohur të muzikës dhe televisionit, që kanë kthyer në trend pozimin me maska atraktive si pasojë e mbrojtjes nga coronavirusi. /Telegrafi/