Një buzëqeshje e bukur, me dhëmbë me formë dhe ngjyrë të bardhë të ndritshme janë pjesë e rëndësishme jo vetëm e shëndetit, por edhe paraqitjes fizike të një personi.
Për kujdesin e tyre ne duhet që vazhdimisht të kemi kontrolle denatare nga profesionistë që këtë punë përveç profesion e kanë edhe pasion.
Të tilla janë edhe shërbimet e Dent Fix, në vendin ku gjejnë rehati për përkujdesjen e dhëmbëve edhe yjet e skenës sonë nga muzika dhe arti.
Emra të njohur si Era Istrefi, Arjola Demiri, Nora Istrefi, Tuna, Arbnora Ademi, Leonora Jakupi, Ledri Vula, Don Xhoni, Yll Limani, Remzie Osmani, Sinan Vllasaliu, e shumë të tjerë ia besojnë përkujdesjen e dhëmbëve pikërisht Dent Fix, nën udhëheqjen e Prof. Ass.Dr. Fehim Haliti.
Për rikthimin dhe mbajtjen e buzëqeshjes Dent Fix posedon mjetet më të sofistikuara dhe moderne që janë prurje të reja në botën e stomatologjisë.
Pasiguria e dhëmbëve largohet vetëm me përkujdesjen e tyre nga profesionistët e duhur, prandaj në Dent Fix përveç tjerash gjeni edhe stafin mikpritës dhe të kujdesshëm ndaj çdo pacienti. /Telegrafi/