Site icon Telegrafi

Të famshmet shqiptare që u martuan me të huaj (Foto)

Pjesë e showbizit shqiptar janë shumë emra të njohur, dhe kryesisht dominohet nga gjinia femërore.

Këngëtare, aktore e modele janë të shumta në numër që i shohim thuajse çdo ditë në mediat e ndryshme shqiptare.

Shpesh ato rrëmbejnë vëmendje me punën e tyre si artiste, teksa disa fliten edhe për jetën e tyre private.

Lexo po ashtu Speciale: 2017 - Viti i martesave në estradë: Gjithçka rreth dasmave glamuroze të yjeve (Foto)

Të shumta janë rastet e këtyre të fundit, që shpesh bien në sy ose fliten për martesat dhe jetën sedimentale.

Raste të shumta pati gjatë vitit 2017 ku të famshmet shqiptare i dhanë fund martesës duke u martuar me personazhe gjithashtu të famshëm.

Por disa prej tyre, nuk hezituan të martohen edhe më të huajt.

Telegrafi ju prezanton me disa prej tyre në vazhdim.

Angela Martini

Kishte vite që bukuroshja Angela Martini ishte në lidhje me miliarderin rumun, Dragos Savulescu.

Në dhjetor të vitit 2017 ata vendosën që t’i japin fund beqarisë së tyre, duke kurorëzuar dashurinë me martesë.

Lexo po ashtu Martohet Angela Martini! Publikon imazhe nga ceremonia e kurorëzimit (Foto)

Lajmin e bënë të ditur përmes rrjeteve sociale, ku publikuan disa fotografi nga martesa, në të cilën ndryshe nga ç’mund të duken një çift martesor, Angela ishte veshur me fustan të zi, dhe jo vello të bardhë.

Adelina Tahiri

Martesa e saj ndodhi aq shpejt, sa mezi edhe u kuptua nga publiku.

Këngëtarja nga Shkupi fillimisht filloi të flitet në media për një lidhje me avokatin maqedonas, Serjozha Markov.

Lexo po ashtu Adelina Tahiri edhe zyrtarisht martohet me avokatin maqedonas (Foto)

Dhe në fakt, lajmi doli të jetë i vërtetë dhe gjithçka rezultoi me martesë.

Këngëtarja Tahiri dha vulën e fundit kur në rrjetin social Instagram publikoi një fotografi nga momenti kur po nënshkruante kurorëzimin e martesës.

Ajo la prapa të gjithë paragjykimet për burrin shumë më të vjetër në moshë, duke u bërë ndoshta edhe një shembull interesant për vajzat që ndjekin vetëm rrugën e zemrës së tyre.

Afërdita Dreshaj

Këngëtarja dhe modelja e njohur Afërdita Dreshaj ka kohë që nuk është më aktive në tregun muzikor.

Krejt kjo ka ndodhur për shkak se ajo i është kushtuar jetës private, pasi tash e sa vite ajo është e lidhur me hokeistin çek, Jakub Kindl.

Lexo po ashtu Imazhet më romantike: Afërdita Dreshaj publikon fotografitë e propozimit për fejesë nga i dashuri i saj (Foto)

Ndonëse ende nuk kanë bërë dasmë, Afërdita dhe Jakub kurorëzuan dashurinë e tyre pak javë më parë në majën e një prej hoteleve më të bukura në Pragë.

Ata janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin, dhe këtë e dëshmojnë edhe përmes fotografive të publikuara në rrjetet sociale.

Almeda Abazi

Edhe modelja bukuroshe Almeda Abazi futet në listën e emrave të të famshmeve shqiptare që u martuan me të huaj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Vite më parë ajo u nis drejt Turqisë për të zhvilluar karrierën e saj, vend edhe në të cilin përfundoi edhe e martuar me aktorin e njohur turk, Tolgahan Sayisman.

Çifti kurorëzuan dashurinë e tyre në Los Angeles, ndërsa jetojnë së bashku në Turqi. /Telegrafi/

Exit mobile version