Shumë të famshëm bëjnë sakrificat nga më të ndryshmet që të duken sa më bukur dhe tërheqës para publikut.
Mund të bëjnë palestër e ushtrime nga më të ndryshmet, por shkojnë edhe deri aty sa arrijnë te brisku i doktorit.
Me kohën mund edhe të pendohen që kryejnë ndërhyrje, megjithatë në të shumtën e rasteve nuk ka kthim pas.
Telegrafi në vazhdim ju sjell disa prej personazheve VIP që u penduan pasi kryen ndërhyrje estetike:
Kourtney Kardashian është penduar që e ka rritur gjoksin
Edhe motra e Kourtneyt, Kylie Jenner është penduar që i ka rritur buzët kaq shumë!
Modelja Gisele Bundchen ka bërë gjoksin operacion, megjithatë ajo nuk e do më një gjoks të tillë!
Kim Kardashian në vitin 2010 bëri botoks, megjithatë ajo thotë se është penduar dhe nuk kishte nevojë për një ndërhyrje të tillë
Nicole Kidman thotë se e ka hequr botoksin që kishte bërë dikur…