Telegrafi

Të famshmet flasin për botox-in: “të gjithë e bëjnë, mirëpo nuk e pranojnë publikisht” (Foto)

Botox-i është bërë njëri ndër tretmanët të cilët shumica e yjeve i ka provuar, disa nga to e përdorin rregullisht, ndërkaq një pjesë e vogël këtë nuk e pranon.

Po ndajmë ato që disa nga damat e njohura kanë deklaruar lidhur me botox-in – transmeton Telegrafi.

Cameron Diaz

Cameron Diaz në librin e vet “The Longevity Book” thekson se si nuk ka paragjykime ndaj veprimeve të cilat njerëzit i bëjnë për t’u ndier mirë.

“Tretmanët e tillë u ndihmojnë njerëzve që të ndihen mirë. Në shumë raste tretmanët e tillë rinojnë dhe e bëjnë fytyrën të duket më e pushuar, sikur të keni fjetur gjumë apo thjesht dukeni më e re se sa dje”, konsideron Cameron.

Julia Roberts

Julia Roberts, për dallim nga Cameron Diaz, nuk është ithtare e botox-it dhe e operacioneve estetike.

Në të vërtetë, për revistën Elle ka deklaruar që dëshiron që fëmijët e saj t’i njohin të gjitha emocionet e saj dhe që për këtë shkak nuk do t’i nënshtrohej operacionit, madje as nuk do të bënte tretman botox-i.

Brooke Shields

Brooke Shields shkon në tretmanë botox-i, mirëpo, siç thotë ajo, kujdeset që të mos e teprojë.

Për mbajtjen e fytyrës rinore, shkon edhe në tretmanë me laser, sepse, siç shkruan Ladies’Home Journal, nuk është fanse e rrudhave të veta. Në gjithë këtë qëllimi i saj është të mos e teprojë.

Salma Hayek

Salma Hayek konstaton që botox-in ende nuk e ka provuar, mirëpo i përmbahet asaj thënies: “Kurrë mos thuaj kurrë”.

Për Vogue ka zbuluar që fytyrën rinore e mban me masazhe dhe kremra.

Linda Evangelista

Linda Evangelista për Harper’s Bazaar ka thënë që ajo është ndër të rrallat e cila ka pranuar përdorimin e botox-it. Siç ka zbuluar ajo, i ka thënë nënës së vet: “Ku është problemi, të gjithë po e bëjnë këtë”, përgjigjja e nënës ishte: “E bëjnë, por nuk flasin publikisht”.

Linda, ende përdor botox dhe nuk sheh arsye në gënjeshtrën rreth kësaj. /Telegrafi/