Ministri i Bujqësisë, Faton Peci është nisur drejt Parisit.
Përmes një postimi në Facebook, Peci nuk ka treguar arsyen e këtij udhëtimi derisa ka shprehur mbështetje për kryeministrin Albin Kurti, i cili sot do të ketë takim me Vuçiqin në Bruksel.
“Rrugës për Paris. Të fala Parisit e të fala Berlinit…Në përkrahje të Albinit!”, ka shkruar ai.
Kurti sot nga ora 15:00 do të takohet me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell. Më pas, Borrell do të zhvillojë takimin tjetër me presidentin serb. Pas këtyre takimeve të ndara, Borrell do të dalë në një konferencë për media. /Telegrafi/