Muhamet Dragusha ka qenë mysafiri i radhës në podcastin “Arena e Yjeve”, që është prodhim i Telegrafit.
Ish-lojtari dhe tani trajner, ka zbuluar shumë histori interesante nga karriera e tij në të kaluarën dhe analiza rreth situatave aktuale.
“Vëllaznimi i Gjakovës është çka më ka lënë përshtypje se në çdo shtëpi ka folur për klubin që nuk më ka ndodh nëpër klubet tjera”, rrëfen Dragusha në “Arena e Yjeve”.
“Po ju tregoj një rast, kur një lojtar erdh dhe më tha: ‘Dragushë të ka bë të fala mama’. Dhe unë i thash që nuk jam person që shahem me dikë”.
“Dhe ai mu kthye duke më thënë se: ‘Jo, jo, mama të ka bë të fala me jep një gol’. Por, unë insistova që ku më njeh nëna e tij”, ka rrëfyer më tej Dragusha.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë Patos dhe KGM Kosova. /Telegrafi/