Site icon Telegrafi

Të enjten tërhiqet shorti për edicionin e ri në Superligë dhe në Ligën e Parë

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se të enjten e kësaj jave do të tërhiqet shorti për edicionin e ri në BKT Superligën e Kosovës dhe në Ligën e Parë.

Përmes një komunikate, organi më i lartë i futbollit në vend ka caktuar edhe kohën se kur do të hidhet shorti për secilën ligë.

Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e plotë (pa ndërhyrje) nga FFK:

Komisioni i Garave njofton klubet e Superligës dhe Ligës së Parë se tërheqja e shortit për edicionin e ri garues 2022/23 do të bëhet të enjten, më 21 korrik, në selinë e FFK-së.

Tërheqja e shortit bëhet sipas këtij orari:

Superliga – ora 13:00

Liga e Parë Grupi A – ora 13:30

Liga e Parë Grupi B – ora 14:00 /Telegrafi/

Exit mobile version