Site icon Telegrafi

Të enjten shi dhe borë, rajoni i Dukagjinit rrezikohet nga vërshimet

Ilustrim

Meteorologët parashikojnë që të mërkurën në Kosovë të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, kurse të enjten reshje shiu dhe bore, që mund të shkaktojnë vërshime në rajonin e Dukagjinit.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nesër temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi deri 12m/s.

Të enjten parashihet që vendi ynë të ndikohet nga masat e lagështa të ajrit duke krijuar kushte për vranësira të dendura të cilat do ti takojnë stadit të ulët dhe të mesëm të Troposferës, përcjell Telegrafi.

Kjo situatë e krijuar meteorologjike do të krijoj kushte që të kemi reshje shiu, kurse në viset e larta reshje bore. Reshjet do të përfshijnë gjithë territorin duke rrezikuar disa zona të Dukagjinit nga vërshimet.

Temperaturat do të shënojnë ulje në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-10m/s. /Telegrafi/

Exit mobile version