Site icon Telegrafi

Të enjten seancë e jashtëzakonshme për tekstet shkollore

Foto: Arkiv

Të enjten do të mbahet seanca e parë plenare e Kuvendit të Kosovës për sesionin vjeshtor.

Deputetët pritet të shqyrtojnë disa marrëveshje ndërkombëtare, derisa pritet të mbahet edhe debati parlamentar për çështjen e sigurimit të librave shkollorë, transmeton Telegrafi.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila tha se në seancë do të diskutohet për tekstet shkollore.

“Në ora 10:00 do të kemi seancë të rregullt. Me 14 shtator mbahet seanca e radhës, në orën 14:00. Në këtë seancë do të diskutohet për situatën me libra”, u shpreh ajo

Kurse, shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri tha se nxënësit po vazhdojnë të kenë probleme në mungesë të teksteve shkollore.

“Ky vendim ka shpërfaqur pabarazinë të varfër dhe të pasur”, tha ai.

Gjithashtu, Tahiri tha se Kuvendi duhet të jetë më efikas.

“10 muaj dështime, duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur që në tre muajt e ardhshëm të jemi efikas në tre muaj. Po ashtu kryeministri po e mban Kosovën peng, po e mbanë në sanksione, ai duhet të jap një sqarim se çfarë duhet të bëjë pas 14 shtatori”, deklaroi Tahiri. /Telegrafi/

Exit mobile version