Telegrafi

Të enjten nis seria finale e play-offit ndërmjet Z Mobile Prishtinës dhe Rahovecit

Të enjten me fillim nga ora 19:00 në palestrën e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë do të zhvillohet ndeshja e parë finale e play-offit në Superligën e Kosovës ndërmjet Z Mobile Prishtinës dhe Rahovecit.

Rahoveci në gjysmëfinale triumfoi me seri 3:0 kundër Golden Eagle Yllit, kurse Z Mobile Prishtina me të njëjtin rezultat në seri e mposhti KB Bashkimin.

Z Mobile Prishtina i ka fituar të gjitha ndeshjet e edicionit të rregullt, ndërsa kishte mposhtur Rahovecin në finale të Kupës së Kosovës, garë në të cilën, po ashtu, nuk kishte disfata.

Kampion i Superligës së Kosovës do të shpallet ekipi që i pari arrin tri fitore. Finalja e play-offit zhvillohet sipas formatit vajtje – ardhje.

Përparësinë e terrenit vendas e ka ekipi që ka qenë më mirë i ranguar në edicionin e rregullt dhe luan si vendës në ndeshjet një dhe tre dhe ndeshjen eventuale pesë. /kp/