Site icon Telegrafi

Të enjten në Prishtinë mbahet DefendX24, konferenca e sigurisë kibernetike

Konferenca vjetore DefendX24 do të mbahet më 24 Tetor, duke filluar nga ora 10:00, e organizuar nga XY Cyber dhe Innovation Centre Kosovo (ICK). Partner medial është Telegrafi.com

Konferenca vjetore DefendX24 do të mbahet më 24 Tetor, duke filluar nga ora 10:00 në ambientet e ICK-së, e organizuar nga XY Cyber dhe Innovation Centre Kosovo (ICK).

Kjo është një nga ngjarjet më të rëndësishme në fushën e sigurisë kibernetike në rajon. Me përkushtim të veçantë për të promovuar dhe zbatuar praktikat më të mira të mbrojtjes kibernetike, kjo konferencë mbledh së bashku ekspertë, institucione mbrojtëse, media, kompani lidere, inovatorë dhe profesionistë të fushës për të diskutuar zhvillimet më të fundit dhe sfidat e ardhshme në këtë fushë jetike. Edicioni 2 i DefendX do të përqendrohet në Inteligjencën e Sigurisë & Mbrotjes, Dezinformimit & Lajmeve të rreme, Ndikimin e AI, dhe parashikimet për 2030.

Klikoni këtu për t’u qasur në agjendën e plotë!

Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të marrin pjesë në diskutime mbi këto çështje dhe të mësojnë nga ekspertët më të mirë të fushës se si të mbrojnë organizatat e tyre ndaj kërcënimeve në zhvillim.

Me një agjendë gjithëpërfshirëse dhe mundësi të shumta për rrjetëzim, DefendX24 është platforma ideale për të percjellur trendet dhe për të shkëmbyer përvoja rreth sfidave që paraqet siguria kibernetike në vitet në vijim. Folësit përfshijnë: Gjeneral Xhavit Gashi, Burim Ramadani, Dr. Debabrata Samanta, Robert Shala, Drenusha Salihu, Rina Basholli, Drilon Balaj, Gonxhe Sylaj, Shpend Lila, Erza Sylaj, Muhamet Hajrullahu dhe Faik Ispahiu.

Përveç prezentimeve, pjesë e konferencës është edhe paneli për “Fake News and Disinformation” i cili do të përbehet nga Muhamet Hajrullahu – Telegrafi.com, Faik Ispahiu – Kallxo.com, Drenusha Salihu – Eksperte e Sigurisë Kibernetike, dhe do të moderohet nga Shpend Lila – ICK.

Exit mobile version