Telegrafi

Të enjten në Kosovë reshje të dobëta shiu dhe bore

Mbi vendin tonë nesër do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, kurse të enjten priten reshje të dobëta shiu e në viset malore fjolla bore.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, transmeton Telegrafi.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes. /Telegrafi/