Telegrafi

Të enjten në Bruksel vazhdon dialogu Kosovë-Serbi, diskutohet për zgjidhjen e pretendimeve financiare dhe çështjet e pronës

Foto: Ilustrim

Me ftesë të Emisarit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, delegacioni i Kosovës, i prirë nga Koordinatori Shtetëror Skender Hyseni, ka udhëtuar sot për në  Bruksel, ku të enjten pritet të zhvillohet takimi i radhës me delegacionin nga Serbia.

Në njoftimin për media të Kryeministrisë bëhet e ditur se temë e diskutimit do të jetë zgjidhja e pretendimeve financiare dhe e çështjeve të pronës midis dy vendeve.

Me ndërmjetësimin e emisarit Lajçak, në takimin e nesërm, delegacionet do të vazhdojnë diskutimin e filluar në takimin e kaluar rreth kësaj çështjeje. /Telegrafi/