Gjatë ditës së enjte në Kosovë do të kemi mot me diell, ku temperaturat më të larta do të arrijnë në 30 gradë Celsius, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
“Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. /Telegrafi/