Zyra për informim e Policisë së Kosovë për rajonin e Prishtinës, ka njoftuar se ndaj personave të dyshuar për përfshirjen në plagosje në lagjen “Arbëria”, presin vendimin e gjykatës.
Zëdhënësi për informim, Agron Borovci ka thënë për Telegrafin se të arrestuarit fillimisht janë dërguar në paraburgim.
“Ndërkohë që pas fazës preliminare e hetimit te njëjtit janë procesuar me tej përpara gjykatësit të procedurës paraprake. Mbetet në kompetencën e tij ndërmarrja e masave te mëtejme”, ka shtuar Borovci.
Ndryshe, të hënën në lagjen “Arbëria” në Prishtinë është plagosur një qytetar, me ç’rast janë arrestuar dy persona. Të dyshuarit gjatë bartjes së tyre në stacionin policor ishin ballafaquar verbalist dhe fizikisht me zyrtarët policorë. /Telegrafi/