Telegrafi

Të dyshuar për vjedhje, Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikim të disa personave  

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e disa personave, që dyshohen për vjedhje.

Në njoftimin për media thuhet se Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi.

Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, vjedhje të ndodhur me datën 14.12.2022 , në rrugën “2 Korriku” në Prishtinë.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendndodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/