Site icon Telegrafi

Të dy Porsche 718 do të pësojnë ndryshime të mëdha (Foto)

Modelet 718 Boxster dhe 718 Cayman, nuk do të jenë të njëjta, pas vitit 2022

Kompania gjermane Porsche, jo vetëm se do t’i elektrifikojë modelet 718 Boxter dhe 718 Cayman, por do t’ju bëjë ndryshime të mëdha, kur t’i lasojë si pjesë të gjeneratës së ardhshme, transmeton Telegrafi.

“Këto të dy modele, janë duke u testuar si makina tërësisht elektrike, por edh hibride” ka konfirmuar Oliver Blume, që është një nga anëtarët e bordit të Porsche.

Sipas tij, nëse shikohet gjenerata e re e këtyre makinave, nuk do të vërehet nëse është e njëjta me djegie të brendshme, apo hibrid që mbushet me rrymë.

Autocar kishte raportuar më herët, se këto dy binjake, do t’i nënshtroheshin ndryshimeve, për të dalë ndryshe nga prodhimi pas tri vitesh.

Të njëjtat pohime i ka pranuar Blume, duke konfirmuar se më 2022, do t’i shohim këto modele nga Porsche me disa ndryshime, që nuk janë bërë të ditura. /Telegrafi/

Exit mobile version