Nëse keni pyetur se si do të duket dizajni i së ardhmes, përgjigjja do të mund të fshihej në projektin “Solo Houses”.
Studioja e njohur arkitektonike japoneze TNA ka prezantuar vizionin e vet të projektit të quajtur “Solo Houses”.
I gjithë tregimi nis nga francezi Christian Bourdais, i cili ka dëshiruar t’i mbledhë arkitektët e rinj dhe të talentuar, të cilët me dizajnin unik do të plotësonin pjesët e largëta dhe të pabanueshme të Spanjës, transmeton Telegrafi.
Tashmë kemi pasur rastin t’i shohim vizionet e studiove të tjera, mirëpo kjo gjithsesi është e veçantë. Kur shikoni vizualet, të parën do të vëreni pishinën impozante e cila duket si së paku njësoj e madhe sa shtëpia, ndërsa vetë shtëpia megjithatë është ndërtuar ashtu që të duket si piramidë masive e kthyer mbrapsht.
Materiali i cili dominon në interier dhe eksterier është betoni, i cili gjithë dizajnit i jep notë shumë madhështore.
Kur hyhet në shtëpi, haset në tavolinën për ngrënie, ndërsa pjesët janë sikur të dhomave të ditës dhe të gjumit të ngritura në paradhoma të mrekullueshme.
I gjithë objekti është i punuar ashtu që të përshtatet maksimalisht me ambientin dhe të ndikojë sikur mure moderniste, mirëpo atë që saktësisht mendoj, shikojeni në vazhdim.
/Telegrafi/