Këngëtarja e njohur, Aurela Gaçe, ka prezantuar për publikun projektin e saj më të ri muzikor.
“Të dua” titullohet kënga e saj më e re, e cila është punuar nga Kledi Bahiti, gjersa vargjet e tekstit janë shkruar nga Fifi dhe Aurela Gaçe.
Kënga flet për dashurinë, dhe e rikthen këngëtaren në stilin e baladave të vjetra.
“Të dua” është publikuar edhe me një klip mjaft përrallor, i cili sjell skena që ndërlidhen me të kaluarën dhe jetën e mbretërorëve.
Ana vizuale e projektit i është besuar MAX Production.
Ndërkohë, këngëtarja vazhdon të jetë shumë e angazhuar edhe me koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore.
Gjatë verës, ajo do të jetë edhe më shumë aktive sa i përket prurjeve të reja. /Telegrafi/