Telegrafi

“Të dua i dashur”, Elita Rudi falënderon Giikon për veturën e re dhuratë për Shën Valentin (Foto)

Prezantuesja e njohur Eluta Rudi ka qenë ndër personazhet më të përfolur muajt e fundit.

Tash e një kohë ajo është në lidhje me reperin e njohur Gjiko, dhe kjo gjë është bërë e ditur vetëm përmes rrjeteve sociale, përderisa nuk kemi patur rastin t’i shohim bashkë në ndonjë paraqitje.

Sot (e martë) me rastin e festës së Shën Valentinit, duket se reperi Gjiko ka vendosur që t’i dhurojë të dashurës së tij një makinë të re.

Lexo po ashtu Këngët më të bukura shqiptare dedikuar festës së Shën Valentinit (Video)

Ka qenë Elita ajo e cila ka publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Facebook një fotografi, ku shfaqet pranë makinës së saj të re “Mini Cooper”, e që ishte e mbështjellur me fjongo si dhuratë për festën e Shën Valentinit.

“Të dua i dashur”, shkruan prezantuesja në mbishkrimin e fotografisë, e kënaqur kështu për shuratën që ka marrë me rastin e kësaj feste. /Telegrafi/