Prezantuesja e njohur Eluta Rudi ka qenë ndër personazhet më të përfolur muajt e fundit.
Tash e një kohë ajo është në lidhje me reperin e njohur Gjiko, dhe kjo gjë është bërë e ditur vetëm përmes rrjeteve sociale, përderisa nuk kemi patur rastin t’i shohim bashkë në ndonjë paraqitje.
Sot (e martë) me rastin e festës së Shën Valentinit, duket se reperi Gjiko ka vendosur që t’i dhurojë të dashurës së tij një makinë të re.
Ka qenë Elita ajo e cila ka publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Facebook një fotografi, ku shfaqet pranë makinës së saj të re “Mini Cooper”, e që ishte e mbështjellur me fjongo si dhuratë për festën e Shën Valentinit.
“Të dua i dashur”, shkruan prezantuesja në mbishkrimin e fotografisë, e kënaqur kështu për shuratën që ka marrë me rastin e kësaj feste. /Telegrafi/