Telegrafi

“Të doli video, më ke sharë” – përplasje e ashpër mes Edonës dhe Blerandos

Blerando dhe Edona James ka kohë që nuk ruajnë raporte të mira me njëri-tjetrin.

Ata edhe së fundmi kanë zhvilluar një debat, ku transgjinorja e akuzoi se e ka sharë.

Ajo i thotë se i është publikuar videoja, në të cilën e shan dhe i thotë gjëra të tjera.

Foto: Screenshot/YouTube

“Të doli video, më ke sharë gjithçka më ke thënë. A i ke sytë në balli. Ta publikuan videon duke folur pa mikrofon”, u shpreh ajo.

Lexo po ashtu Shqipja: Blerando do të mbahet mend si personi që u ka shkuar nga mbrapa femrave në shtëpi

Tutje, biondja theksoi: “E ke zhytur veten, i pafytyrë”.

Foto: Screenshot/YouTube

Blerando nga ana tjetër tha se nuk është aspak e vërtetë dhe se nuk ka bërë veprime të tilla.

Për përplasjen me Blerandon, ‘Vëllai i Madh’ e sfidoi Edonën për t’i dhënë vetëm komplimente, e me këtë rast edhe të rris çmimin e madh. /Telegrafi/