Reperi i njohur shqiptar, Gjiko, do të publikojë së shpejti projektin e ri, “Yjet Nalt”.
Projekti i ri i Gjikos është punuar nga RedBox, shtëpia e hiteve shqiptare.
Ky projekt publikohet jo më larg se të dielën, në ora 14:00, gjithnjë sipas trailerit të publikuar nga vet reperi, shkruan Telegrafi.
Në një intervistë kohë më parë, Gjiko u shpreh i ngazëllyer me projektin, i cili sipas tij është më ndryshe.
Gjiko po merr përkrahje të madhe nga kolegët e tij për projektin e ri, ndërsa besohet se do të jetë një nga goditjet e radhës të reperit.
Së fundmi suksesi i madh i Gjikos ishte projekti “Je Shku”, i cili u bë hit.
Ai është në një lidhje dashurie me prezentuesin seksi, Elita Rudi. /Telegrafi/