Këtë të diel (12 dhjetor) ekraneve tona televizive do t’i shtohet një dokumentar shumë i veçantë dhe krejtësisht ndryshe ngaqë kemi parë.
Bëhet fjalë për “Estetika me Krenarin” nga magjistri për Kozmetologji, Krenar Dobroshi, në të cilin do të trajtojë në tërësi çështjet e estetikës.
Siç kemi theksuar më herët, trajtimet, mirëmbajtja, këshilla dhe prognoza do të jenë pjesë e çdo episodi.
Në episodin e parë të kësaj jave, me personazhin e parë të përzgjedhur të rubrikës do të trajtohen kapilarët e zgjeruar në fytyrë.
Dobroshi do të zbulojë në tërësi se çfarë duhet bërë në qoftëse kemi një problem të tillë.
E ftuar speciale në këtë edicion është edhe këngëtarja e mirënjohur, Edona Llalloshi, e cila po ashtu ka treguar rezultatet e mahnitshme që ka arritur falë trajtimeve të Dobroshit.
Për më shumë detaje, më poshtë ua sjellim promon e episodit të parë:
Emisioni nis nga data 12 dhjetor dhe do të shfaqet çdo të diel në ora 15:00 në ekranet e RTV Dukagjinit. /Telegrafi/