Përmes linjës së hapur telefonike 143-400 dhe në Fondin për solidaritet të Kryqit të kuq të Maqedonisë për dhjetë ditë janë grumbulluar 720 mijë euro, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Linja telefonike për donacione do të jetë e hapur deri më 21 gusht. Vazhdimi i aksionit do të varet nga interesimi i qytetarëve dhe personave juridik për donacione. Pastaj do të bëjmë një rekapitullim dhe do t’ia prezantojmë opinionit publik”, thonë nga Kryqi i kuq./Telegrafi/