Telegrafi

Të dielën lansohet “A po don pak” nga Melinda

Melinda Ademi (Instagram/Foto: melindaademi)

Melinda Ademi e ka paralajmëruar projektin e ri muzikor, i cili do të lansohet nesër (e diel) dhe do të jetë i kompletuar edhe nga ana vizuale.

Kënga mban titullin “A po don pak”, ndërsa fansat e saj mezi e presin videoklipin e ri muzikor.

Lexo po ashtu Tjetër imazh nga fotosesioni me bikini i Melindës

“Nesër, ‘A po don pak'”, ka shkruar Melinda në një postim në Instagram, të cilin e ka shoqëruar me një fotografi.

“Pika pika” është kënga më e fundit e reperes, e cila u publikua me videoklip në fillim të muajit qershor.

Videoja muzikore e asaj kënge, në të cilën u shfaq edhe karakteri humoristik ‘Teta Gjyli’, numëron mbi 13 milionë shikime në YouTube. /Telegrafi/