Telegrafi

Të dielën lansohet “My Bro” nga Gjiko dhe Buta

Gjiko, Buta (Foto: Instagram/gjikotheflyboy/bashbuta)

“My Bro” është titulli i këngës që do t’i bëjë sërish bashkë Gjikon dhe Butën.

Dy reperët e kanë caktuar të nesërmen (e diel) ditën kur do ta publikojnë videoklipin e ri muzikor.

Xhirimet e videos janë bërë nga produksioni Imagine Films, ndërsa klipi do të publikohet të dielën në ora 14:00.

Këtë njoftime kanë bërë reperët në profilet e tyre respektive në rrjetet sociale, ku e kanë publikuar edhe një xhirim të shkurtër.

Kënga e re është punuar në shtëpinë e hiteve, RedBox Entertainment, gjegjësisht nga producenti i mirënjohur, Arbër Gjikolli – BigBang. /Telegrafi/