Telegrafi

Të dielën transmetohet episodi i parë i “O Sa Mirë Kids”

Duke filluar nga kjo e dielë do të fillojë transmetimi i serialit më të ri, “O Sa Mirë Kids”.

Me të kryer audicionet për serialin e ri, pak kohë më pas u konfirmua edhe fillimi i transmetimit me episodin e parë që transmetohet nga ky vikend.

“O Sa Mirë Kids” është një version i ri nga seriali më i shikuar në vend, “O Sa Mirë”.

Lexo po ashtu Gjithçka rreth O Sa Mirë Kids

Në episodin e parë shfaqet një djalë të cilit i pëlqejnë ëmbëlsirat, teksa mënyra si ai ushqehet e bën audiencën të qeshë.

Bleta dhe Blerta janë dy binjaket që pritet të rrëmbejnë vëmendjen.

“Llukmani” dhe “Arbnori” nga seriali “O Sa Mirë” do të paraqtien dhe do të përkujdesen për t’u uruar mirë se ardhje fëmijëve, kurse ata personalisht do të jenë pjesë e një edicioni tjetër të veçantë.

“O Sa Mirë Kids” transmetohet çdo të dielë nga ora 10:00 e mëngjesit.

/Telegrafi/

https://youtu.be/auAJz6aq-gM