Site icon Telegrafi

Të dhënat e fundit, SHBA-ja më e fuqishmja në botë – ku renditet ushtria e Kosovës dhe Shqipërisë

SHBA-të kanë ushtrinë më të fortë në botë, ndërsa Kosova dhe Shqipëria gjenden më poshtë në renditjen e raportit të fundit të portalit “Global Firepower” për vitin 2024.

Lista e portalit “Global Firepower” rendit gjithsej 145 vende dhe territore në bazë të fuqisë së tyre ushtarake dhe faktorë të ndryshëm janë marrë parasysh gjatë krijimit të listës.

Lexo po ashtu Çfarë janë dhe si funksionojnë raketat anti-tank “Javelin” të cilat do t’i blejë Kosova

Për vitin 2024, Kosova renditet e 135 nga 145 vendet të renditjes vjetore. Megjithatë, Kosova nuk ka publikuar shumë të dhëna sipas portalit, dhe kjo ka bërë që të renditet kaq poshtë.

Shqipëria, edhe pse anëtare e aleancës më të fuqishme ushtarake në botë, NATO-s, zë pozitën e 90 në glob, transmeton Telegrafi.

Sipas të njëjtave të dhëna, në vend të dytë për nga fuqia ushtarake është Rusia dhe në vendin e tretë Kina. Pasohet nga India, Koreja e Jugut, Britania e Madhe, Japonia, Turqia, Pakistani dhe Italia.

Gjersa dy vendet që janë në luftë, Izraeli është në vendin e 17-të dhe Ukraina e 18-ta.

Lexo po ashtu Përveç raketave "Javelin", çfarë pajisje të tjera amerikane do të blejë Kosova?

Sa i përket rajonit tonë, Serbia kryeson për nga fuqia e ushtrisë dhe është në vendin e 56-të. Pas saj janë ushtria e Kroacisë, e cila është në vendin e 66-të ndërsa ajo e Maqedonisë së Veriut është në vendin e 110-të.

Bosnje-Hercegovina gjendet në vendin e 116-të dhe Mali i Zi zë pozitën e 129-të.

Ndryshe, Benini, Somalia, Surinami, Moldavia dhe Butani janë në fund të listës. /Telegrafi/

Exit mobile version