Me 367 vdekje të tjera të raportuara sot zyrtarisht, Spanja ka regjistruar numrin më të ulët të vdekjeve ditore nga COVID-19 që prej 20 marsit.
Që nga mesi i marsit, Spanja ka konfirmuar gjithsej 22,524 vdekje nga COVID-19.
Sot, Spanja arriti edhe një tjetër “moment historik”. Për herë të parë, në vend pati më shumë persona të shëruar, sesa të infektuar nga coronavirusi i ri.
Në total, mbi 92,000 persona janë shëruar dhe 219,764 janë konfirmuar si të infektuar në Spanjë.
Spanja ka qenë nën një nga kufizimet më të rrepta në botë që nga 14 marsi, i cili është vendosur të vazhdojë deri të paktën më 9 maj.
Ndërsa numri i vdekjeve nga coronavirusi i ri në Britaninë e Madhe u rrit sot me 684 në spitale, sipas autoriteteve shëndetësore.
Kjo është një shifër më e lartë se një ditë më parë (616), që e çon në 19,506 numrin e përgjithshëm të vdekjeve në vend, që nga fillimi i pandemisë.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 143 464 persona testuan pozitivë me COVID-19 në vend, që është një nga vendet më fort të goditur në Europë. /kp/Telegrafi/