Site icon Telegrafi

Të dhëna që thuhet se tregojnë se sa e rëndë është “shkalla e shkatërrimit në Gaza”

Zyra për Media e Qeverisë sapo ka lëshuar një deklaratë për situatën në Gaza.

Në këtë drejtim, ata kanë sjellë disa nga detajet kryesore, shkruan Al Jazeera, përcjell Telegrafi.

Kështu, sipas raportimit të tyre, mesatarisht, spitalet pranojnë një të plagosur çdo minutë dhe 15 trupa çdo orë – me gjashtë fëmijë dhe pesë gra vriten mesatarisht çdo orë.

Veç kësaj, pothuajse 70 për qind e popullsisë së Gazës është zhvendosur me forcë nga shtëpitë e tyre për shkak të bombardimeve dhe bastisjeve izraelite.

Lexo po ashtu Infermierja e Mjekëve pa Kufij përshkruan tmerret që ajo ka parë në Gaza

Ndërkohë thuhet se rreth 30,000 ton eksploziv janë përdorur nga Izraeli në bombardime – një mesatare prej 82 ton për kilometër katror.

Ndërsa gjysma e spitaleve dhe 62 për qind e qendrave shëndetësore të kujdesit parësor janë efektivisht jashtë shërbimit.

“Rreth 50 për qind e njësive të banimit janë dëmtuar nga bombardimet dhe bastisjet; 10 për qind janë bërë të pabanueshme. Një e treta e shkollave janë të dëmtuara dhe rreth 9 për qind janë jashtë funksionit. Rreth 14 për qind e xhamive në Rripin e Gazës janë dëmtuar dhe 5 për qind janë shkatërruar plotësisht”, thuhet në raportimin e tyre, të përcjellë nga Al Jazeera. /Telegrafi/

Exit mobile version