Jo shumë kohë më parë, u bë e ditur se Kylian Mbappe do të largohet nga Paris Saint-Germaini me të përfunduar sezoni aktual dhe destinacioni i tij i radhës duket se do të jetë Real Madridi.
Duke marrë parasysh numrin e madh të sulmuesve në ekip si dhe faktin që Endrick do të jetë pjesë e ekipit të parë të Realit që nga sezoni i ardhshëm, u shtrua një pikëpetje nëse madrilenët duhet të shesin dikë pas transferimit të Mbappes.
Për këtë tashmë ka dhënë një përgjigje presidenti i La Ligës, Javier Tebas, i cili ka thënë se Real Madridi nuk janë të obliguar për të bërë shitje pas transferimit të Mbappes.
“Real Madridi nuk janë të obliguar që të shesin dikë për të paguar Kylian, jo absolutisht. Klubi është në një gjendje optimale ekonomike”, ka thënë Tebas.
“Nga këndvështrimi im, Bellingham, Haaland dhe Mbappe janë tre lojtarët më dominues në planet dhe dy nga ata janë tek Real Madridi”, është shprehur ai.
Përkundër fjalëve të Tebas, është raportuar se Real Madridi nuk e përjashton mundësinë e largimit të asnjë futbollisti në rast se një ofertë e kënaqshme vjen në drejtim të tyre.
Një ndër lojtarët më të rrezikuar për largim nga gjiganti spanjoll është Ferland Mendy, kjo duke marrë parasysh interesimin e klubit për transferimin e Alphonso Davies gjatë verës./Telegrafi/